LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES — ËSHTË KOHA PËR UNITET DHE VEPRIM!
Bekim Selishta
Lugina e Preshevës ka nevojë për përgjegjësi politike, jo për rivalitete që dobësojnë zërin e shqiptarëve!
Përballë sfidave të shumta politike, ekonomike dhe shoqërore, shqiptarët e Luginës duhet ta kuptojnë se përçarja e vazhdueshme nuk i shërben interesit të përbashkët. Kur qytetarët përballen me pasiguri për të ardhmen, kur të rinjtë largohen dhe familjet kërkojnë perspektivë diku tjetër, politika duhet të japë përgjigje konkrete, jo vetëm premtime.
Përfaqësuesit shqiptarë kanë përgjegjësi të dëshmojnë se interesat e Luginës janë më të rëndësishme se interesat e ngushta partiake. Bashkëpunimi nuk kërkon që të gjithë të mendojnë njësoj, por që të dinë të bashkohen për çështjet jetike të popullit që përfaqësojnë.
Përfaqësimi në Kuvendin e Serbisë duhet të jetë një instrument për të ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve, për të kërkuar trajtim të barabartë dhe për të shtyrë përpara
politika që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Prandaj, çdo vendim politik duhet të matet me rezultatet që sjell për njerëzit, jo me interesin e momentit.
por për atë se çfarë kanë bërë për njerëzit dhe vendin që kanë marrë përsipër ta përfaqësojnë.
Lugina meriton më shumë. Qytetarët meritojnë përgjegjësi. E ardhmja kërkon veprim , Ky bashkim të reflektojë edhe në zgjedhjet lokale i bën më të fuqishëm në zonat me Shumicë Shqiptare.





