Gjilan

Njësia Rajonale e Odës Hoteliere në Gjilan kërkon që të hiqen masat e të mos ketë vonesa

Njësia Rajonale e Odës Hoteliere në Gjilan,  ka mbajtur në një takim urgjent me kryesinë dhe të gjithë anëtarët, në të cilën, siç ka theksuar Elhami Idrizi, kryetar i kësaj njësie kanë dalë me një qëndrimin të qartë, lidhur me çështjen e vazhdimit e masave shtrënguese dhe kanë shpresuar që në muajin qershor konkretisht më datë 15 qershor të fillojmë me punë apo të çlirohemi nga mbyllja.

Idrizi thekson se ata ende vazhdojnë të jenë të mbyllur, shumë e zgjatur kjo.

“ Jemi të fundit duke pritur të hiqen masat, e të cilat masa janë me rregulla të ndryshme nga të tjerët, e të cilat masa nuk janë më në shtetet fqinje. Vonesat procedurale, protokollare të një vendimi për lirimin e masave në këtë sektor dëshmon mbi kapacitetet e pakta që kanë ministria dhe qeveria për të menaxhuar shtrirjen e madhe territoriale. Nga Pakënaqësia dhe zemërimi jonë, ne kundërshtojmë fuqishëm këtë padrejtësi, dhe kemi shumë mospajtime dhe nxjerrjen në pah pabarazinë në rritje të shkaktuar nga pandemia. Shqetësimeve më të forta në lidhje me pasojat ekonomike të një mbylljeje të tej zgjatur ku kjo situatë është tepër e ndjeshme për ne, dhe si e tillë e rrezikon tej mase këtë sektor në funksionimin e mëtejmë. Duhet të aplikohen rregullat e njëjta për të gjithë, jo diskriminim, jo standarde të dyfishta”, është thënë në qëndrimin e Njësisë Rajonale të Odës Hoteliere në Gjilan, ku është shtuar se për shkak se plotë prej mërgimtareve që shkruajnë vazhdimisht, ata duhet të qartësojnë: Jemi kundër vonesave dhe kalkulimeve të gabuara në kohë protokollare për shpalljen e njoftimit për masat dhe manualin e ri, e konkretisht lidhur me sektorin tonë, më të kënaqur jemi për një përgjigje të mohuar se sa një përgjigje të vonuar! Cila është ideja që vazhdoni ta mbani mbyllur? “Për këtë arsye, i kërkojmë kryetarit të OHT të Kosovës, Z. Hysen Sogojeva që urgjentisht të shqyrtojë kërkesën tonë në kryesinë qendrore, të mbështetet iniciativa e rajonit te Anamoravës, thirrja e një protestë në shenjë pakënaqësie, për vonesat e protokolleve! Në të kundërtën ne do organizohemi si njësi, dhe do të vijmë deri në bllokimin e gjitha veprimtarive gastronome! ‘’KREJT O HIQ’’, thuhet në Njësinë Rajonale të Odës Hoteliere në Gjilan

You Might Also Like