Pasi shkëlqeu me Dritën në garat ndërkombëtare, Arbnor Muja, ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane.
E njëra nga to, edhe ka shfaqur interesim konkret për futbollistin 22-vjeçar.
Është Gornik Zabrze nga Superliga e Polonisë, e cila i ka dërguar shkresë zyrtare Dritës, për ta transferuar Mujën, dhe redaksia e sportit në “RTV Dukagjini” ka raportuar për dokumentin e ardhur në zyret e skuadrës.
Megjithatë, kundëpërgjigja e Dritës, nuk ishte ajo se cfarë prisnin polakët. Gjilanasit, kërkuan plot 650 mijë euro për ta shkëputur kontratën me Mujën e po ashtu 20% nga transferi që mund ta kryejë futbollisti në të ardhmen.
Negociatat mes klubeve janë duke vazhduar dhe Muja mund ta bëj hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Poloni.