Gjilan

Komuna e Gjilanit nesër organizon mbledhje komemorative për muzicientin Demir Krasniqi

 

Gjilan, 20 gusht 2021 – Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe vepres së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur të Gjilanit, Demir Krasniqi që sot është ndarë nga jeta.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke drejtuar telegram ngushëllimi për familjen Krasniqi, komunitetin artistik, ansamblet folklorike dhe sektorin e arsimit, ka njoftuar për organizimin e mbledhjes komemorative, e cila mbahet nesër me datën 21 gusht 2021, në ora 12:00, në sallën e Teatrit të Qytetit, në nderim të jetës dhe vepres së Demir Krasniqi.

“Lajmin për vdekjen e muzicientit dhe folkloristit të njohur të Anamoravës, Demir Krasniqi, më ka tronditur. Me violin, e shpesh edhe instrumente të tjera, ai ishte gjithmonë i vendosur për të dhënë kontribut në mbrojtjen e folklorit burimor shqiptar, rapsodisë dhe këngëve popullore. Demirin e kemi gjetur gjithmonë në punë si kompozitor, kantautor dhe grumbullues i detajeve të folklorit muzikor shqiptar. Ai ka dhënë kontribut të qmueshëm edhe në fushën e arsimit dhe sikurisht që do ta kujtojmë të gjithë përmes veprave që ka lënë pas në shumë dimensione”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

 

You Might Also Like