Libri

PAS LEXIMIT TË LIBRIT TË POETES SADETE TËRNAVA  

Sipas bindjes time të thellë, të shkruash recension për vargje (poezi) ia vlen vetëm në tre raste:

1) kur poezia të ka pëlqyer aq shumë, sa nuk ka forcë që të ndalon për t’iu drejtuar autorit me një fjalë urimi. “Të lumtë!”. Natyrisht, kjo nuk e përjashton theksimin e lëshimeve eventuale (e kush nuk ka?);

2) kur ndjen se duhet ta përkrahësh (edhe urosh) autorin e vargjeve, qoftë kjo edhe për ndonjë vogëlsirë;

3) të gjitha rastet tjera, kur recensioni duhet shkruar si rezultat i disa konditave të jashtme, përfshi këtu nevojën zyrtare etj.

S’do mend, ky klasifikim nuk është i prerë, mund të ketë edhe përthyerje e plotësime arsyesh të përmendura më sipër.

Recensioni im, kushtuar përmbledhjes me poezi të poetes Sadete Tërnava-Osmani, me titull “Thuaj s’thashë”, anon nga varianti 2, ndonëse kjo nuk nënkupton mungesën e plotë të variantit 1. Mendoj se energjia e vargjeve të Sadetes, të rrëmben që nga vargjet e para, mund të ndjehet subverisoni me të cilin janë shkruar…

I kam lexuar poezitë në grupe, nga disa sosh në ditë (nuk mund të lexoj shumë poezi njëherësh – përshtypja disi zbehet). Dhe e dini, më duket se e kam parë njëmend, për shembull, një grua e (pa)zakonshme shqiptare në sfondin qiellor, e rrethuar me një aureolë hyjnore, nga zemra vërshon një simfoni e pastër ndjenjash të përziera….

Sadetja shkruan lehtë dhe është kënaqësi kur lexon poezitë e saj, që dalin aq të mrekullueshme, si fluskat e sapunit – të lehta, të bukura dhe nga burimi – jetë!

Vargjet e Sadetes janë të thellë dhe me domethënie… thuaja të gjtiha vargjet duken të thejshtë, por duke i lexuar, pa dashur, fillon të mendosh… zhytesh në mendime… Si s’i kamë parë gjerë më tani? Përse vallë unë nuk mund t’i përshrkuaj ndjenjat dhe përshtypjet e mia si në vargjet e saj?.. Poezitë e saj zgjojnë emocione e asociacione, të cilat të shpiejnë diku, diku… larg…  

Këshilla ime: lirohu nga fjalët e tepërta dhe përsëritjet e panevojshme në vargjet tuaja dhe leri vetëm ato më kryesoret… Natyrisht, kjo është “këshillë” e përgjithshme, të cilin parimisht mund t’ia bëjmë çdonjërit… Më duket se vargjet tuaja janë tejet të sinqertë dhe të hapur. Edhe të guximshëm… Në vargjet tuaja nuk ka bezdisje; ata janë të shkruar në mënyrë mjaft logjike, sitilistikisht dhe metaforikisht saktë. Ky është sukses!

Si përmbyllje mund të theksoj se vargjet e Sadetes janë të shkruara shumë, shumë bukur, – me sinqeritet, lehtësi, metaforikë, figuracion! Shihet që vargjet burojnë nga shpirti dhe zemra. Nuk ka në to pretendime as mburrje, por kemi një njeri (heroi lirik!), i cili arrin që në mënyrë të thjeshtë por njëkohësisht poetike t’i transmetojë ndjenjat e veta në vargje!.. Vetëm përpara! Të uroj fitore të reja krijuese! Me respekt dhe mirëkuptim… 

Dr. Selim Sylejmani

You Might Also Like