Haziri takon përfaqësuesit e Shoqatës së Arteve Pamore, vlerëson lartë kontributin e tyre
Gjilan, 5 shtator 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim konsultativ një delegacion të Shoqatës së Arteve Pamore, të kryesuar nga skulptori Avni Behluli.
Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë për ekspozitën e parë kolektive të arteve pamore, e cila do të hapet paralelisht me hapjen e Galerisë së re të Qytetit, e cila tashmë është gati për inaugurim.
Kryetari Haziri i ka falënderuar përfaqësuesit e Shoqatës për bashkëpunimin e vazhdueshëm, derisa tha se roli i kësaj Shoqate ka qenë historik për identitetin kulturor të Gjilanit.
Kurse, në emër të Shoqatës së arteve pamore ka folur Avni Behluli, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e madhe që u ka dhënë artistëve, në veçanti për Galerinë e Qytetit, e cila do të jetë mundësi e madhe për artistët që t’i ekspozojnë punimet tyre.