Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka marrë përgjegjësinë pas humbjes nga Gjilani.
Ai përgëzoi lojtarët e tij për angazhim dhe lavdëroi aftësitë e Prognit
“Pjesa e parë ishte e ekulibruar nga të dyja skuadrat, por që ne ishim pak më mirë por jo mjaftueshëm për ta rrezikuar kundërshtarin.
Në pjesën e dytë e dytë nuk shfrytëzuam rastet dhe erdhi aftësia individuale e Prognit që hapi ndeshjen”, ka thënë Nuhiu.
“Nuk diskutohet, ishim me një lojtar më pak në fushë dhe me këtë rrezikuam më shumë. Më pas erdhi kundërsulmi dhe u realizua goli i dytë. Për këtë ndeshje si trajner unë marrë përgjegjësitë pasi lojtarët u angazhuan maksimalisht”, ka shtuar Nuhiu.