Futboll

Munishi e cilëson veten si Morinho

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes e cilësoi vetën si Mourinho për Superligën dhe se ende është “baba” këtu.

Ai tutje shtoi se Zuka është presidenti numër një në futbollin e Kosovës.

“Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s’kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë skuadra, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan.

Gjatë tërë kohës ka tendencë me na destabilizu, une jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardhë trajnera e kanë shku, une jom hala këtu”, tha fillimisht Munishi.

“E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës”, tha ndër të tjerash Munishi.

You Might Also Like