Futboll

Gjilani e  Trepça ‘89 ndajnë vendin e parë në Superligën e Juniorëve

Ballkani e Gjilani janë përballur këtë të shtunë në Superligën e Juniorëve dhe ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0. Kjo ka bërë që në fund të stinorit vjeshtor, dy ekipe  Gjilani e  Trepça ‘89 të kenë numër të barabartë të pikëve dhe të ndajnë vendin e parë.

 

Premton Muja, kryetrajner i SC Gjilani, ekipi i juniorëve është ndier krenarë me të arriturat e ekipit që ka drejtuar ai, andaj ka dalë  me një dedikim të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuuar në sukseset e këtij ekipi. Ai në një postim të tijin në facebook ka shkruar:

 

I lindur në një qytet të futbollit e kisha obligim moral dhe familjar që të punojë drejtë që besimin që ma dha klubi ta dërgojë deri në fund.

Sot përfundoi sezoni vjeshtor me ndeshjen kundër kampionit aktual KF Ballkanit ku ishte një lojë e fortë sportive në të gjitha aspektet nga të dy ekipet, ku rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Ne përfunduam sezonin me 40 pikë, ku së bashku me KF Trepça ‘89 qëndrojmë në dy vendet e para.

Këta lojtarë që janë në foto janë më meritoret për të gjitha sukseset e gjeneratës U-19.

Ata dhanë në çdo ndeshje më të mirën e tyre nga dita e parë deri më sot.

Faleminderit djema për çdo emocion që kemi kaluar në këtë sezonë.

Jeni ju që nuk u kursyet në asnjë moment si në stërvitje ashtu edhe në lojë vetëm e vetëm që mundi të shpërblehet në fund.

Faleminderit Presidentit , Florim Zuka.

Drejtorit sportiv , Sallah Sherifi.

Drejtorit ekzekutiv , Sevdail Robelli , Naser Ajeti.

Koordinatorit dhe kolegëve të shkollë së futbollit , Sadullah Ajeti, Selajdin Jerliu, Fidan Qarolli, Brezart Ismajli  dhe trajnerat e ekipë së parë, Alban Hyseni, Enver Sermaxhaj.

Faleminderit për përgjegjësin e juniorëve Kenan Ahmeti dhe doktorin Premtim Kadriu.

Në fund ata që nuk u ndalen me përkrahje të pa rezervë edhe pse kohë pandemie ,SKIFTERAT e pandalshëm.

Punën që e kemi nisur vetëm sa ka filluar , shihemi në pranverë djelmosha edhe më të fuqishëm drejt synimeve tona.

 

You Might Also Like