Futboll

KF Gjilani drejt privatizimit

Klubi i Futbollit Gjilani po shkon drejt privatizimit. Këtij procesi i është hapur rrugë këtë të enjte, në Kuvendin e mbajtur në Kompleksin “Vali ranch”, kuvend ky i kërkuar tash e sa kohë, por që në fund është mbajtur me dyer të mbyllura dhe në të kanë marrë pjesë vetëm personat që kishin ftesa, derisa ftesa të tilla nuk u ishin dërguar edhe medieve.

Pas këtij kuvendi, klubi ka lëshuar një komunikatë, në të cilën thuhet se është miratuar dorëheqja e kryesisë së kaluar (donatorëve) dhe në të njëjtën kohë pas prezantimit të projektit investiv  nga ana e përfaqësuesve të Kompanisë “Tali Sh.P.K”, Kuvendi unanimisht vendosi t’i hapë rrugë privatizimit të klubit dhe bartës i këtij procesi të Florim Zuka si kryetar klubi nga Kompania “Tali Sh.P.K”.

You Might Also Like