Në prag të mbylljes së vitit kalendarik, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikur renditjen e përgjithshme për klube.
Në listën e paraqitur nga UEFA, klubi ynë DRITA zë pozitën e 246-të, me koeficient 5000.
Nga pjesëmarrjet në garat evropiane, klubi ynë në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021(pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen e këtij viti 2021/22 (pozita 246).
Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në garat evropiane, FC DRITA vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë nga Kosova në renditjen evropiane për klube.
Ecuria e klubit tonë dhe skuadrave të tjera kosovare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke e ngritur atë në pozitën e 39-të me 8 mijë e 166 pikë.
Fal paraqitjevë të mira, në edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane, në Champions League, Europa League dhe Conference League, respektivisht: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në Superligë.