OPINION

KADRI ZEKA UDHËHEQËS I MADH I KOMBIT

Lindjet dhe rëniet e mëdha të bijave e bijëve të shquar, janë evenimente që gjatë gjithë historisë e kanë shoqëruar edhe popullin shqiptar ashtu sikur edhe popujt tjerë me histori të panënshtruar!
Faqet e lavdishme të historisë së popullit shqiptar, janë të mbushura me emra e mbiemra të luftëtarëve e udhëheqësve kombëtar të cilët kanë lënë nam të madh nëpër beteja të ndryshme dhe në fund me rëniet e tyre e kanë vulosur datën, muajin, vitin, dekaden dhe shekullin, në të cilin kanë jetuar, vepruar dhe kanë mbyllur sytë përgjithmonë!
Heroi i Kombit Kadri Zeka, është njëri prej më të mëdhenjëve të kombit tonë!
Është lindje e madhe e kombit, është jeta e madhe në jetën e kombit, është rënia e madhe në rëniet e mëdha për të ardhmen e ndritur të kombit shqiptar!
Udhëheqësi i madh dhe i lavdishëm i Kosovës dhe i Viseve të saja nën ish-Jugosllavi, i madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Kombit Kadri Zeka, është përfaqësuesi më eminent i bijëve të mëdhenj e besnik, që iu kundërvunë Serbisë pushtuese dhe republikave tjera jugosllave, që mbanin të okupuara pjesë të ndryshme të teritoreve të Atdheut tonë!
Darisa GMLK ishte me udhëheqje të kompletuar, dhe nuk ishte hetuar nga pushtuesit dhe tradhëtarët, funksiononte me sukses dhe rritej e zgjerohej me përmasa të mëdha, por edhe me mbikqyerje të madhe organizative, dhe mbulohej me kompetecë e zgjuarsi nga udhëheqja në të cilën kishte emra të mëdhenj si Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Berat Luzha, Bejtullah Tahiri e shumë të tjerë, rroli i Kadri Zekës, historia tregon dhe shokët e bashkpunëtorët e Tij dëshmojnë, se ishte rol krucial dhe progresiv!
Kadri Zeka Ilegali i ngjeshur palë-palë dhe i paketuar me mbështjellje të hekurt e të çelikt të veprimtarit të vendosur e sypatrembur, ishte njëri prej anëtarëve me të spikatur të Komitetit Drejtues të GMLK-së në Kosovë, dhe njëri prej drejtuesve më konsekuent të kësaj orgnizate, e cila është baza dhe themeli i madh dhe i fortë, në truallin e të cilit linden njëra pas tjetrës levizjet dhe partite poltike çlirimtare kombëtare dhe në fund edhe ushtritë çlirimtare në Kosovë dhe Vise, të cilat me luftën heroike dhe titanike të armatosur çlrimtare, bënë realitet ëndrrat dhe projektet e mëdha të të rënëve për liri, çlirim e pavarësi!
Kadri Zeka kishte rrolin e madh udhëheqës dhe të padiskutueshëm, në GMLK dhe Komitetin e tij Drejtues!
Kadri Zeka, organizatori i talentuar, tribuni historik i demonstratave dhe mitingjeve të puntorëve e mërgimtarëve shqiptar në Zvicërr, u shëndrrua në superyll të madh ndriques të rrugës për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të sja!
Atëherë ku rregjimi gjakatar shtypte me dhunë e terror, me rrahje masive, burgosje e arrestime, çdo tentim për të organizuar demonstrata e protesta, apo edhe vete demonstratat dhe protestat i shuante me gjakderdhje, me ushtri e polici, kordone që mbillnin vdekje kudo, Heroi i Kombit Kadri Zeka, nëpër sheshet dhe rruget e metropoleve në perendim, ngrinte zerin dhe i tregonte gjithë botës se sa shumë është duke vuajtuar nga zgjedha e Serbisë pushtuese Kosova dhe populli i saj, por edhe Viset tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi!
Pushtuesit serbo-jugosllav dhe tradhëtarët shqiptar, me shqiptarin e madh Kadri Zeka, patën probleme të mëdha!
Kadri Zeka, ky bir i madh dhe largëpamës i popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, u bë tmerri i diplomacisë Jugosllave në Zvicërr e Gjermani në veçanti, por edhe nëpër tërë botën në përgjithësi!
Kadri Zeka është kryediplomati i madh ilegal i popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-Jugosllavi!
Kadri Zeka është kryeambasadori i madh ilegal i popullit shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja nën ish-Jugosllavi!
Kadri Zeka është themeluesi modern i bashkimt të madh dhe të paparë e të pandarë të diasporës shqiptare!
Te roli i i madh kolosal i Heroit të Kombit Kadri Zeka, duhet të kërohet krijimi i dashurisë së madhe epike të diasporës shqiptare për vendlindjen, për Atdheun e për Kombin!
Atentati ndaj Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës me 17 Janar 1982 në Untergrupenbah afër Shtutgardit në Gjermani,u shëndërrua në rëniet më të mëdha të luftetarëve kombëtar jashtë Atdheut!
Rënia nga pusia e Udhëheqësve të mëdhenj, që kishin arritur bashkimin politik dhe kishin projektuar veprimin e organizuar dhe aktiv kundër pushtuesve, shkaktoi dhembje të madhe në popull dhe te radhët e organizuara ilegale, por edhe mobilizoi në mënyrë masovike të rinjtë dhe të rejat në luftë për liri, çlirim e pavarësi nga Serbia pushtuese dhe republikat tjera ish-Jugosllave!
Rruga liridashëse dhe aktiviteti titanik e heroik i Heroit të Kombit Kadri Zeka, dhe i Heronjëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, por edhe i heronjëve e dëshmorëve të tjerë të rënë në përpjekjet e mëdha për vetëdijesim, liri, çlrim e pavarësi, u vazhdua nga LPRK-LPK e cila themeloi UÇK-në, UÇPMB-në dhe UÇK-në e Maqedonisë, bënë realitet ëndrrën e Heroit të Kombit Kadri Zeka dhe te të gjithë të rënëve tjerë, Atdheun e çliruar dhe jetën e lirë dhe të pavarur të popullit shqiptar!
Lavdi Heroit te Kombit Kadri Zeka!
Lavdi Heronjeve te Kombit Jusuf e Bardhosh Gervalla!
Lavdi Heronjeve dhe Deshmoreve te Kombit!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 17 Janar 2021!

You Might Also Like