Ekrem Kryeziu edhe zyrtarisht është këshilltar në Asamblenë Komunale të Gjilanit. Ai ka zënë vendin e Bajram Isufit, nga radhët e PDK-së, i cili është emëruar drejtor i Drejtorisë për Bujqësi. Njoftimin e të bërit këshilltarë në AK-në e Gjilanit e ka bërë të ditur vet Ekrem Kryeziu, me profesion specialist i Mjekësisë Familjare.
Në postimin e tij në facebook ai ka shkruar:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit !
Të respektuar miq, familjarë shokë dhe kolegë.
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të PDK- së
Sot në zyrat e KKZ – së në Gjilan zyrtarisht nënshkrova deklaratën për pranimin e mandatit për anëtar të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.
Me këtë rast dua t’ju falënderoj të gjithë juve që në çfarëdo forme më keni përkrah dhe keni besuar në mua në tërë këto vite të angazhimit tim politik.
Zotohem se do t’i qëndroj të gjitha zotimeve që kam bërë dhe do të jem i pa kompromis dhe i vendosur për interesin e të gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Besoni në mua!