Tri ekipet nga Anamorava në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll kanë pësuar humbje dhe janë ngjitur për fundin e tabelës.
Kika e Hogoshtit, në fushë të vet pati punë me Ferizajn dhe ka një ecuri shumë të mirë të rezultateve dhe u mposht me rezultat minimal 0:1.
Vitia që shumë vështirë e ka të sigurojë mbijetesën, e mirëpriti KF Ramiz Sadikun nga Prishtina, që i shkaktoi humbje të thellë me rezultat 0:3.
Humbje ka pësuar edhe Vllaznia e Pozharanit, që është përballur me 2 Korrikun dhe ka pësuar me rezultat 1:0.