Futboll

Drita edhe një hap më larg titullit

Bora që kishte mbuluar fushën e Stadiumit “Bajram Aliu” në Skenderaj, ka bërë që ndeshje ndërmjet Drenicës dhe Dritës të shtyhet për një çerek ore, por fundi i ndeshjes ishte më fatlum për ekipin e Drenicës, i cili pas pesë vitesh shënoi fitore, duke shtuar edhe më thellë krizën e Dritës, që përjetoi humbjen e dytë radhazi.

Vendasit, që më mirë u gjetën në fushën e mbuluar nga puset e vogla dhe balta, ia dolën që të shënojnë shumë herët, që në minutën tetë, kur Fatlum Gashi gjuajti nga largësia dhe shënoi për 1:0.

Drita që u zu në befasi, ia nisi që më tepër të sulmojë dhe kërkonte barazimin, por në pjesën shtesë të pjesës së barë, Cuculi preku topin me dorë dhe gjyqtari dha penalti. Shënuesi më i mirë i Drenicës, Uka, që gjuajti nga pika e bardhë e ka dërguar Malokun në njërën anë dhe topin në anën tjetër për të realizuar për 2:0.

Për Dritën u ngjall një fije shprese menjëherë pasi nisi pjesa e dytë e lojës, pasi që qendërsulmuesi i tyre, Simonovski ia doli që të ngushtojë rezultatin në 1:2.

Megjithëse pati edhe 45 minuta lojë, me gjithë insistimet e Dritës, gola më nuk pati deri në fund dhe Drenica shënoi fitore.

You Might Also Like