Futboll

Ardian Cuculi u ndëshkua me dy ndeshje moslojë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 11.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të BKT Superligës.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori vendim për dënimin me dy ndeshjes mos lojë, për futbollistin e Dritës, Ardian Cuculi, shkruan Gazeta Olle.

Cuculi u ndëshkua direkt me të kuq në ndeshjen ndaj Gjilanit, pasi preku topin me dorë jashtë zonës.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor: 

Lojtari i FC “Drita“, Ardian Cuculi, me nr fanelle 6 dhe nr ID nr ID.015633M87. Në minutën (90+6) ndal topin me dorë jashtë zonës për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Gjilani. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

You Might Also Like