Futboll

Drita nuk guxon të gabojë ndaj Dukagjinit

Një ditë para ndeshjes së 25-të kampionale, FC DRITA mbajti konferencë për media ku u diskutua pë përgatitjet e ndeshjes ndaj KF Dukagjinit dhe pritshmëritë. Para mediave u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Ardit Tahiri.
Trajneri ynë, Nuhiu theksoi se në ndeshjet e rradhës gabimi duhet të jetë minimal dhe fitorja është synimi i vetëm edhe në takimin ndaj KF Dukagjinit.
“Ndeshjen e nesërme do ta vlerësojmë në maksimum, pasi përballemi me një skuadër me formë të mirë në tri ndeshjet e fundit, me individë cilësorë dhe taktikisht e diciplinuar. Kemi analizuar ndeshjet dhe jemi të bindur si unë dhe futbollistët që të qasemi me seriozitetin më të madh, sepse po shkojmë drejt fundit të kampionatit dhe ndeshjet po pakësohen. Nuk kemi të drejtë të gabojmë dhe duhet të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë, si në ndeshjen e fundit. Preferoj të kemi lojë të rrjedhshme dhe të kesh topin në qarkullim, të ndërtojmë në ato hapësira që na krijohen për të marrë më të mirën nga secila ndeshje. Kemi përgatitur ndeshjen dhe jemi të vetëdijshëm se cfarë duhet të bëjmë nesër”, ka thënë Nuhiu.
Kurse, futbollisti ynë, Ardit Tahiri theksoi së përkundër kohës së shkurtër nga ndeshja e javës së 24-të, FC DRITA është gati dhe synojnë fitoren në cdo ndeshje të mbetur kampionale.
“Nesër na pret një ndeshje mjaft me rëndësi, ne duhet ta harrojmë ndeshjen e kaluar në të cilën zhvilluam një lojë të mirë. Ishte kohë e shkurtë për t’u rigjeneruar dhe përgatitur ndeshjen e rradhës ndaj KF Dukagjinit, por kemi analizuar kunërshtarin dhe nesër presim vetëm fitore e tri pikë. Ka qenë privilegj të luaj në derbin që secili futbollist e ëndërron, e merituam fitoren sepse ishte ndeshje shumë e bukur, por ne do të fokusohemi te takimi i rradhës që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të shpallemi kampion”, potencoi Tahiri.
Gazetarët e pranishëm pyetën për vazhdimësinë e kampionatit, ndeshjet e kaluara, rezultatet dhe synimet e DRITËS në pjesën e mbetur të kampionatit.
Për këtë, kryetrajneri ynë, Ardian Nuhiu theksoi se FC DRITA nuk do të dorëzohet asnjëherë, sidomos në një kampionat të rivalizuar e ku fituesi do të vendoset krejt në fund.
“Nuk do të dorëzohemi asnjëherë përderisa matematikisht mund ta kapim kreun, sepse të gjitha skuadrat që jemi lart mund ta vazhdojmë luftën. Po shohim një kampionat të barabartë, ku secili është mposhtur dhe ka ende ndeshje ku do të përballemi mes veti dhe ekipi që do të gabojë më pak do të vazhdojë rrugën për pjesën e epërme të tabelës. Kjo të jep shpresë se nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment dhe duhet të shfrytëzohet rasti, të luftohet deri në fund dhe kam besim se do të kthehemi. Do të jetë kampionat i rivalizuar deri në fazën finale ku do të vendoset gjithcka”, përfundoi Nuhiu.
Trajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se nesër do të mungojnë Arbnor Muja dhe Ardian Limani për shkak të lëndimeve, ndërsa Ardian Cuculi për shkak të kartonit të kuq në fund të ndeshjes së kaluar.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit, https://fb.watch/bIx_32pbLT/

FC DRITA⬜🟦

You Might Also Like