Tani më fenomeni shumë shqetësues i ikjes së trurit nga Kosova po merr gati përmasa apokaliptike dhe ne sillemi si në atë tregimin popullor “Fshati po digjet, plaka po krihet”.
Shkruan: Dr. Besim Guda, internist-kardiolog
Po ikin të rinjët me shkollim superior, të gatshëm për tregun e punës. Të gatshëm pas një sakrifice shumëvjeqare sfidash të rënda të kaluara me shumë mund, pas hargjimesh enorme të familjes, të gatshëm po i presin shtetet tjera, të cilat pa investuar as edhe një lek po i marrin ekspertat më të mirë të këtij vendi.
Po pse po ikin këta?
Kush e lëshon atdheun me dëshirë, për të shkuar dikund tjetër për të qenë gjithmon i huaj?
E rëndë kjo vetëm për tu menduar e le më për të vepruar.
Prej kujt po ikin këta njerëz, në shumicë doktorë që nuk i duron dot toka e vet?
Nuk po ikin vetëm prej Albin Kurtit, kryeministrit të këtij vendi i cili me politikat e tij në shëndetësi nuk po arrin të lëvizë gjendjen as edhe për një milimetër në të mirë. Bile-bile po e keqëson atë. I cili qe një vit të plotë nuk po arrin as ligjin e pagave ta bjerë në Kuvend.
Nuk po ikin as vetëm nga Besnik Bislimi zv.kryeministër, i cili i barazon mjekët në Kosovë me ata në Gjermani duke e quajtur lëvizjen e tyre krejt normale, dhe kjo, po mos të ishte tragjike do të ishte komike.
Nuk po ikin as vetëm nga Hekuran Murati ministër i ekonomisë i cili në disa paraqitje të tij na bëri të ditur se në daqi rrini, ne daqi shkoni, ne nuk kemi nevoj për JU, dhe nuk i bëhet fare vonë, sikur të jetë ministër në bahçe të babës.
Nuk po ikin as vetëm nga një sistem plotësisht i dështuar shëndetësor i dizajnuar dhe i mbajtur e monitoruar, keqpërdorur skajshmërisht për 20 vjet nga partit tashmë në opozitë PDK, LDK dhe AAK, të cilët as Morava nuk mund t’i laj për gabimet që kan bërë.
Nuk po ikin as vetëm nga gjykatat e lodhta të Kosovës që mjekun e kan kripë në SY, por material shumë të mirë për tu marrë me ta. Gjykata keto qe tash e mbi 7 vjet mbajnë në procedura gjygjësore mbi 40 kardiologët më të mirë të këtij vendi, e shumë e shumë të tjerë që nuk i njeh publiku.
Nuk po ikin as nga prokurorët “analfabet funksional” të dëgjueshëm që konstruktojnë raste në zyrat e politikës, t’i hyjnë në qejf asaj, duke shkelur mbi dinjitetin e qindra njerëzve të ndergjegjshëm të këtij vendi. Ne do ngrisim fillimisht padi, pastaj të shohim.
Ata po ikin edhe prej teje.
Po kush je Ti ?
Ti je ai i cili ke makinë mercedes “findak të ri”, të siguraur kasko dhe kur vjen te mjeku e nxjerr librezën e socialit.