Gjilan

“I këndojmë Agimit” dëshmi për pavdekësinë dhe figurën e lartë të heroit të shquar të kombit e krenarinë e Anamoravës

Me moton “I këndojmë Agimit”, në fshatin Zhegër u mbajt sot tubimi madhështor i manifestimit tradicional treditor “Ditët e Agimit”, kushtuar dëshmorit Agim Ramadani.
I kënduan sot Agimit, këngëtarët e mirënjohur të estradës kosovare, Edona Llalloshi, Mahmut Ferati, Albina Kelmendi, Arian Agushi, Ismet Behxheti e shumë të tjerë, e vallëzuan Ansambli Anamorava nga Vitia.
Ekspozita Postmortum me 138 punime artistike e piktura të Agim Ramadanit, 73 prej tyre të shfaqura në publik për herë të parë, përveç anës luftarake, pasqyroi edhe anën artistike e shpirtërore të tij.
Pjesëmarrja masive në këto aktivitete, dëshmoi edhe një herë pavdekësinë dhe figurën e lartë të heroit të shquar të kombit e krenarinë e Anamoravës.
Lavdi e përjetshme veprës dhe sakrificës së tij!
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

You Might Also Like