Teatër

Nxënësit e Klubit të Drejtësisë të Gjimnazit ”Xhavit Ahmeti” dhanë shfaqjen teatrale “Aranea”

Nxënësit e Klubit të Drejtësisë të Gjimnazit ”Xhavit Ahmeti” kanë realizuar shfaqjen teatrale “Aranea”, shfaqje kjo që trajton përditshmërinë në shoqërinë tonë, dramën në një familje patriarkale, në të cilën femra është e shtypur dhe paragjykimet që ekzistojnë në shoqërinë tonë.

Shfaqja është titulluar “Aranea”, një term nga gjuha latine që do të thotë rrjetë merimange. Skenaristët kanë arritur në një konsensus fjalësh, duke bërë një ndërthurje të biologjisë me artin dramatik. Kur në rrjetën e merimangës bien insekte të dobëta, do ta kenë shumë vështirë që të dalin nga ajo. Ndërsa vetëm insektet e forta, madje shumë pak nga to, janë të afta t’i kthehen jetës normale, të mos bien pre e merimangës.

Në fakt, kjo “rrjetë” është familja e kryepersonazhes Zana, e cila përballet me keqtrajtimin fizik e psikik në një familje patriarkale, në të cilën të qenit femër ka kuptimin e përbuzjes, pabarazisë dhe paragjykimeve, por që shoqëria duhet t’i gjendet pranë asaj për të kaluar këto vështirësi.

Kjo është jeta e Zanës. Rrjeta fatkeqësisht është vet familja e saj.

Pas shfaqjes moderatori, Drion Shaqiri, ka hapur bashkëbisedimin në mes të publikut dhe të aktorëve, gjë e cila e ka bërë atë edhe më të kapshme për publikun nëpërmjet sqarimeve që janë dhënë.

Shfaqja që është luajtur në sallën e Shkollës së Muzikës, kurse aktorët-nxënës, që u paraqitën në rolet e nënës, babait, vëllait, fqinjës, shoqeve e psikologut të Zanës si është më së miri janë mishëruar me rolet që u janë besuar, që shikuesit ua bënë me dije se janë përgatitur shumë, andaj pas krejt kësaj paraqitje ata janë duartrokitur gjatë nga publiku që kishte mbushur sallën.

Mentore e kësaj shfaqje ishte profesoresha Besjana Gagica e të pranishëm ishin profesorët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, USAID-i, KEC si dhe nxënës të shumtë.

Klubi i Drejtësisë i Gjimnazit do të vazhdojë me aktivitet e radhës që në ditën e mërkurë, kur mysafirë do të jetë togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.

You Might Also Like