Gjilan

AAK: Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit të thirret sa më parë

Shtyerja e seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan për të satën herë, ku do të duhej të raportonte kryetari i Komunës para kuvendarëve për punën 6 mujore të tij, tregon mungesë serioziteti në punë dhe mungesë respekti për institucionin.
Problemet e brendshme assesi nuk guxojnë të reflektojnë në institucionet e Komunës.
I bëjmë thirrje kryesuesit të Kuvendit që sa më parë të thirret seanca, të mos ketë shtyerje në mënyrë që t’i kryejmë detyrat që kemi në raport me qytetarët.
Mosmarrëveshjet mbani për vete, Kuvendi ka punën e vet dhe duhet vepruar pa u ndikuar nga agjenda e telashe brenda partive në koalicion.

You Might Also Like