Gjilan

Tri vite pa gazetaren Ardita Sylejmani

“Tri vite pa ty Arditë”, ka shkruar Arbër Sylejmani, vëllai i gazetares Ardita Sylejmani – Bllaca, e cila para tri vitesh kishte ndërruar jetë në Budapest të Hungarisë.

Xhaxhai i saj, Fehmi Sylejmani, ka shkruar: 

3 vjet pa më të dashurën tonë, Ardita!
Edukata, mirësjellja, mençuria, dashuria e sinqeriteti për njerëzitë dhe jetën është trashiguar fuqishëm tek tre engjujt e tu.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty, Dita jonë!

Gazetaren e shquar gjilanase e ka kujtuar edhe Radiotelivizioni i Kosovës RTK, ku ajo kishte punuar.

“Në 3 vjetorin e vdekjes kujtojmë kolegen gazetare dhe miken, Ardita Sylejmani Bllaca. Ardita ndërroi jetë në moshën 32 vjeçare, në Budapest të Hungarisë, teksa po sillte në jetë Gretën, e cila dje mbushi 3 vjet. Ardita do të kujtohet për pozitivitetin e saj, karakterin e shoqërueshëm e të dashur me njerëz, si dhe për profesionalizmin e përkushtimin në punë dhe familje”.

Para tri viteve në varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen ‘Arbëria’ i ishte dhënë lamtumira e fundit gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca, e cila kishte ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve gjatë lindjes. Ajo kishte ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare.

Ardita Sylejmani-Bllaca vdiq në Budapest të Hungarisë. Që nga viti 2010, ajo ka punuar si gazetare në Radio Televizionin e Kosovës. Ishte bashkëshortja e Shpend Bllacës, i punësuar në stafin diplomatik të  Kosovës në Hungari. Ajo la pas vetes bashkëshortin dhe tre fëmijë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like