Futboll

Disa karatkteristika të veçanta të botërorit në futboll “Katari 2022”

Disa karatkteristika të veçanta të botërorit në futboll“Katari 2022”
1. Lojtarët e Iranit nuk e kënduan fare himnin e shtetit të tyre;
2. Gjatë ndeshjeve që zhvilluan kombëtaret e Anglisë( kundër Iranit) dhe ajo e Uellsit (kundër SHBA-së ), të gjitha shkollat e këtyre dy vendeve ishin të mbyllura;
3. Fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës, shty autorittet shtetërore të këtij vendi arab, të nesërmen të shpallin ditë pushimi-feste në shenjë triumfi;
4. Fotoja e Gjermanisë me gojë mbyllur, mbase ju është kthyer bumernag. Humbi ndeshjen e parë kundër Japonisë .
5. Eksponentë të Katarit mbanin një shiriti në krah, sigurisht jo me ngjyrat e ylberit, por për të mbështetur kauzën palestineze kundër Izraelit.
6. Një ngjarje e shëmtuar dhe shoveniste ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të përfaqësueses serbe. Ata shpalosën një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës. Mbi të ishte shkruar “Nema Predaje”, që në shqip përkthehet “Nuk dorëzohemi”
7. Lojtarët e Serbisë janë më të urryerit tani në Brazil, pasi lëndimit të Neymarit
8. Një tifozi brazilian bën shqiponjën dhe thërret për Shqipërinë
9. Kristian Ronaldo i vetmi futbollist i botërorit “Katari 2022”, që është i pa punë (pa ekip, sic dihet, ka prish kontratën me Manchester Unatied)
10. Ronaldo është i vetmi golashënues i 5 – botëroreve të njëpasnjëshëm.
Ka edhe plotë të tjera, që në ndërkohë mund t’i prezantojmë në ditët në vijim.
Fehmi Sylejmani

You Might Also Like