Një delegacion i Komunës së Gjilanit, në përbërje Rexhep Kadriu – nënkryetar, Valentina Bunjaku Rexhepi – kryesuese e Kuvendit dhe Nazim Gagica – drejtor i Administratës së Përgjithshme, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, në konferencën për qeverisjen lokale me temën “Transparenca dhe Llogaridhënia”.
Në prezentimin e tij para të pranishmëve, nënkryetari Rexhep Kadriu ka dhënë një kronologji për historikun e Komunës dhe për punën e madhe që është bërë në aspektin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut, duke filluar nga transmetimi i drejtëpërdrejt i seancave të Kuvendit, që është i pari projekt në Republikë, pastaj ofrimi i shërbimet online, e-Kiosqet, Gjilani Smart City, mbajtja e qindra debateve publike me qytetarë, sikurse edhe për partneritetin e ngushtë me shoqërinë civile dhe mediat.
“Bashkëpunimi me qytetarët, përndryshe, është kthyer në top prioritetin e radhës për Gjilanin. Ne jemi duke punuar në vazhdimësi që të rrisim nivelin e angazhimit qytetar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Krejt këto të arritura sa i përket shembullit të transparencës dhe llogaridhënies janë implemetuar falë mbështetjes dhe vizionit të kryetarit Haziri”, ka thënë, ndër të tjera, nënkryetari Kadriu.
Përndryshe, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe disa komuna të Kosovës.