Viti

Komuna e Vitisë dhe Helvetas Swiss Intercooperation-Demos nisin edhe një projekt të rëndësishëm në Viti

Komuna e Vitisë dhe “Helvetas Swiss Intercooperation”-Demos, kanë filluar sot me punimet në realizimin e projektit “Ndërtimi i trotuareve, dhe hapësirave të gjelbër dhe ndriçimit public” në qytetin e Vitisë, konkretisht për gjatë shëtitores Viti-Binq që është për skaj të lumit “ Morava e Binqës”. Gjithashtu me këtë projekt parashihet edhe rregullimi i pjesëve të tjera në qytetin e Vitisë.

“Me këtë projekt ndër tjerash parashihet edhe rregullimi i trotuareve në pjesë të ndryshme të qytetit të Vitisë pasi që projekti përmban disa loto. Në mesin e tyre do të rregullohen edhe disa trotuare por do të bëhet edhe trajtimi i dy parqeve ndër to edhe parkun “Kerim Lawton”. Po ashtu do të punohet edhe në ndriçimin publik, mbjelljen e drunjtëve dekorativ si dhe vendosjen e shportave për mbeturina”. U shpreh Kryetari Haliti gjatë ceremonisë së hapjes së punimeve të këtij projekti. Ai tha se Komuna e Vitisë synon të krijoj një shëtitore të mirë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët duke potencuar se kjo shëtitore në të ardhmen do të jetë më e bukur se ajo e Strugës. Ai shtoi se shëtitorja në fjalë do të pajisjet edhe me shteg të çiklisteve, po projektohet ura në pjesën e sipërme të saj që do të lidhë disa vendbanime. Kryetari Haliti ndër tjerash shprehu një falënderim të veçantë për projektet të cilat po realizohen në bashkëpunim me Helvetas Swiss Intercooperation-Demos duke shtuar se komuna e Vitisë çmon projektet e kësaj organizate për shkak të cilësisë së saj. Kurse Vjollca Behluli nga Helvetas Swiss Intercooperation-Demos, tha se është kënaqësi të bashkëpunojmë me

komunën e Vitisë, për siç tha ajo komuna e Vitisë përpos kryetarit që e ka shumë të mirë edhe stafi është efikas dhe profesional. “ Këto 3-4 vite kanë qenë kënaqësi të bashkëpunojmë me komunën e Vitisë. Projektet të cilat i kemi realizuar dhe ato që po fillojmë janë një dëshmi e punës së pandalshme që bënë komuna e Vitisë me një donator siç është qeveria zvicerane. Dua të ju njoftoj në emër të projektit DEMOS se bashkëpunimi me Vitinë do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, u shpreh Behluli.Aziz Zuka

You Might Also Like