Gjilan

U pensionua Xhevat Aliu, ish-mësimdhënës, drejtor i gjimnazit dhe i Entit për Punësim

Është pensionuar sot Drejtori i Entit për punësim në Gjilan, Xhevat Aliu.

Ai është vlerësuar nga kolegët për angazhimin e madh, ndershmërinë dhe profesionalizmin e lartë të treguar, gjatë shërbimit shumëvjeçar në administratën komunale.

Biografia e Xhevat Aliu:

Xhevat Aliu eshte i lindur me 4 prill te vitit 1958 ne fshatin Hodonoc, komuna e Kamenices.
Shkollen fillore e ka mbaruar ne Breznice, te mesmen ne Gjimnazin Zenel Hajdini, ne Gjilan.
Me kohe Xhevat Aliu u gjend ne Fakultetin Filozofik dega e Gjeografise.
Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore – Dega e Gjeografise, ne Universitetin e Prishtines ne vitin 1983.
Xhevati eshte i martuar dhe eshte baba i 3 femijeve.

Ka mbi 17 vite qe ka punuar profesor ne gjimnazin Zenel Hajdini, ku ka kryer detyra te rendesishme.

Ai ishte anetar i Komisionit komunal per arsim gjate kohes se okupimit, nenkryetar i Keshillit Komunal per ndihma emergjente gjate kohes se luftes.
Ishte drejtor i Gjimnazit Zenel Hajdini per 2 vite, nga viti 2001 deri ne vitin 2003, ku ka dhene nje kontribut te lakmueshem ne stabilizimin e gjendjes ne kete vater te njohur te diturise. Gjate kesaj periudhe, sa ka qene Drejtor i Gjimnazit, ka realizuar projektin e meremetimit te objektit te kesaj shkolle te financuar nga USAID ne vlere mbi 400.000 $.
Pastaj, nga viti 2003 ka kaluar ne poziten e drejtorit te Qendres Rajonale per Punesim ne Gjilan, te cilen detyre e ka ushtruar deri me sot.
Ne kete institucion ka arritur rezultate shume te mira. Ne vitin 2005 nga Ministira e Punes dhe Mireqenjes Sociale eshte emeruar si nje nder punetoret me te mire te kesaj Ministrie.

Gjate gjithe karrieres se tije, kudo qe ka punuar dhe vepruar, eshte munduar qe me perkushtim dhe ndershmerine me te larte t’i kryej detyrat te cilat i jane besuar. Ai eshte shembulli me i mire i punetorit arsimor jo vetem me ditar, por edhe si udheheqes ne krye te Gjimnazit sa ishte, por duke mos anashkaluar edhe gjith vitet e fundit ne institucionin ne te cilin edhe pensionohet.

You Might Also Like