Futboll

Drita suspendon Ismet Munishin

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, kryesia e këtij klubi, ka zhvilluar mbledhje të jashtëzakonshme,  ku pika kryesore e diskutimit ishte një video e publikuar në rrjetet sociale, ku i përfshirë është trajneri i skuadrës Ismet Munishi.

Duke pasur parasyshë reputacionin që ka klubi “Drita”, traditën e futbollit të kultivuar me sakrifica të mëdha nga njerëzit e qytetit të futbollit, mundin dhe investimet e shumëta me dekada për t’a avansuar futbollin kosovarë, nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe pa kërkuar zbardhjen e rastit.

Duke i analizuar mirë rrethanat, Kryesia e Klubit ka marrë vendim :

1 Suspendimin e trajnerit Ismet Munishi (Deri në zbardhjen e rastit në fjalë)
* ( Të gjithë të akuzuarit janë të pafajshëm deri sa institucionet vendosin ndryshe )

  1. Kërkojmë urgjentisht nga Federata e Futbollit të Kosovës që të zëvendësoj treshen e gjyqtarëve të planifikuar për referim në ndeshjen FC Drita vs FC Prishtina.

Të gjithë dashamirët e futbollit dhe përcjellësit e Superligës së Kosovës janë dëshmitar që gjyqtari në fjalë ka qenë i akuzuar disa herë për referim të dobët.

Të gjendur në rrethana të tilla kërkojmë urgjentisht zbardhjen e rastit dhe të gjithë akterët e përfshirë t’a marrin denimin e merituar.

Kryesia e Klubit “FC Drita” distancohet nga veprimet të cilat janë në kundërshtim me rregulloret e funksionimit të garave sportive në Kosovë.

Investimet e panumërta në klubin “FC Drita” shërbejnë për rritjen e cilësisë së futbollit, përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe kultivimin e futbollit për t’i mundësuar gjeneratave të reja të merren me futboll.

Ngjarjet e fundit në Superligën e Kosovës prishin imazhin, dëmtojnë rënd fubollin dhe demotivojnë investitorët që japin gjithçka dhe nuk përfitojnë asgjë nga ky investim.
Është momenti i fundit që FFK-ja të veproj konkretisht në parandalimin e dukurive negative.

Nëse nuk merren masat e duhura, zhvillimi i kampionatit në këtë mënyrë nuk ka asnjë kuptim !

 

You Might Also Like