Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja Antwerp – Drita

Ndeshja ndërmjet klubit mbretëror Antwerp nga Beligjika dhe ekipit gjilanas FC Drita do të zhvillohet të enjten më 21 korrik 2021, me fillim në ora 19 në Stadiumin Bosuil.

Antwerp në xhiron e dytë ka kaluar pa ndeshje të luajtur, ndërsa Drita në dy ndeshje është përballë me ekipin finlandez Inter Turku. Në ndeshjen e parë Drita pati pësuar me rezultat 0:1, ndërsa në të dytën pas një paraqitje briliante ngadhënjeu me rezultat 3:0.

Ndeshja e kthimit Drita – Antwerp do të zhvillohet javën pasuese në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like