Futboll

Drita – Ferizaj, mbyllet pjesa e parë, mysafirët me një lojtar më pak

Me shpresa për pikë të plota, Drita që po lufton për vendin e parë dhe  Ferizaj që po lufton për mbijetesë e kanë nisur ndeshjen në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, por pas përfundimit të pjesës së parë nuk ka patur gola të shënuar.

Për Ferizajn, ndeshja ka nisur shumë keq, ngase që në minutën e nëntë ferizajasit kanë ngelur pa portierin Rexhepi, që jashtë    gjashtëmbëdhjetëmetërshit ka intervenuar në mënyrë të palejueshme dhe është ndëshkuar me karton të kuq. Është dashur që një lojtar të largohet nga loja, për t’u futur në fushë portieri rezervë Bajraktari.

Drita me një lojtar më shumë në fushë, pati më shumë nga loja, por pa ia dalë të shënojë.  Në anën tjetër, Ferizaj është mbrojtur mirë dhe e ka lënë rrejën të paprekur./kryelajmi.com/.

You Might Also Like