OPINION

Shkëlzen Haradinaj uragani i luftës për çlirim

Shkruan: Izmi Zeka

Çdo ditë të vitit janë të mbushura me dhembje, trimëri dhe krenari për shqiptarët kudo që janë. Sot është ditë e rëndësishme e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku në luftë me hienat serbe bie njëri ndër figurat më emblematike të Dukagjinit e të tërë Kosovës Shkëlzen Haradinaj. Jo rastësisht figura të tilla mbesin në kujtesën historike për shkak se kishin diçka të veçantë ishin prijës dhe madhështia e tyre kishte një rrugë çlirimin kombëtar. Shkëlzeni thoshte ”veç mbi trupin tim të vdekur do kalon armiku”. Thënie biblike që rrallë mund të shihet e dëgjohen fjalë të tilla. Sot kur po mbushen 18 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt Kosova ka nevojë për kushtrimin e tyre, amanetin e tyre dhe asgjë më shumë. Shkëlzeni e ngriti në lartësi artin e luftës dhe ky art i dha kuptim të ardhmes dhe lirisë së vendit tonë

 

You Might Also Like