OPINION

Musa i ditëve tona

I madh e i vogël e njohin gazetarin apo publicistin e Portalit Rajonal “Rajonipress”, Musa Sabedinin. E njohin, për faktin se, ky njeri gazetar i palodhur, ndonëse jeton në Gjilan, ai, nga ora e tetë e mëngjesit vjen në zytën e gazetarëve këtu në qendër të qytetit. Ulet dhe hap llaptopin. Fillon punën prej gazetari. Kjo punë e tij, por edhe e të tjerëve të këtij profesioni, është me përgjegjësi. Pse jo? Para se gjithash, qytetarët duhet informuar drejt dhe shpejt.

Aty, në zyre, punojnë edhe dy a tre gazetarë, si: Muhamet Halili, i portalit 2.Online, Enver Sadiu, gazetar i portalit Kryelajmi.com si dhe Ilmi Musliu, gazetar i gazetës “Kosova sot”. Një “ekipë” e fortë e gazetarisë, të cilët, si një, punojnë dhe e infomojnë qytetarin e kësaj qendre të Anamoravës.

Shtuam se, Musa është më i veçantë prej të tjerëve. Ai punon dhe punën e bën punë. Është pedant në punë. Është edhe i shpejt dhe guximtar. Lajmet e tij janë të shpejta, si thotë populli, sa mbyll e qel sytë.

Ky djalosh gjilanas, përkundër shkollimit të degës së mjekësisë, ai gazetarinë e deshi shumë. E deshi dhe sot është “mjeshtri” më i mirë në rajon. Punoi në disa gazetar ditore. Tash i është kthyer “jetës” në qytetin ku jeton, Gjilan. Bën lajme, informata, raporte e shënime të tjera. Lajmet e tij, sot gjenden nëpër faqet e shumë gazetave ditore. Pse jo? Portali ose Agjencia e lajmeve të tij Rajonipress përshinë hapësirën gjithë shqiptare, nga Dardana (Kamenica), Luginën e Preshevës, Komunën e Vitisë, por edhe pjesë të tjera të Kosovës.

I tillë është ky gazetar, i cili ka shkruar edhe vepra publicistike. Nuk ka ngjarje që nuk gjen vend në portaline tij. Pra, lajmet e tij janë të larmishme. Por, edhe ngjarjet e dhimbshme të vitit 1999, ai i ka publikuar këto “sende” dhe ju ka dhënë jehonë për t’mos i harruar dot. Njerëzit afrohen tek zyra e tij dhe e lakmojnë për punën që bën Musa Sabedini, gazetar dhe editor i Agjencisë së lajmeve Rajonipresss. Jo vetëm kaq.

Musa ka shoqëri. Sa herë vjen koha e orës 10-të, ai del para kafes “Par-kafe” dhe i fton kolegët e tij gazetarë për të biseduar rreth ngjarjeve aktuale. Ia nisin “hallet” ditës nga gazetat e gjer të komentet tjera të ditëve tona. Këtu del lajmi, del fjala, por del edhe e vërteta e gazetarisë.

Portali i tij është tamam një gazetë ditore me shumë lajme aktuale, lajme nga kultura, sporti, lajme qendrore, por aty gjen edhe portrete të këngëtareve, sportistëve e opinione më të ndryshme. Kur mbahet ndonjë ngjarje, ai lajmin e krijon aty-për aty. Gjer sa kryehet debati, tubimi ose ndonjë manifestim kulturor apo tjetër, lajmi i tij merr dhenë. Kjo është ajo “fuqia” e tij si gazetar e si publicist i shpejt. Në lajmet e tij nuk ka shpifje, as trillime, por ka ngjarje të vërteta, aktuale dhe fort të qëndrueshme.

Musa Sebedinin e sheh në qytet, debat, në tubime të ndryshme, në të cilat nuk qëndron aty shumë, por sa kryhet ajo “ceremoni” akti, ai vrapon tek lajmi, informata, raporti e tek shënimet tjera. Pra, ai është gazetar që vrapon pas lajmit të shpejt, sepse kjo është etika e gazetarisë së sotme, e cila e adhuron dhe e kërkon këtë “punë” plot aktualitet.

Në fund i uruam: “Të lumtë, o Musa i ditëve tona…!”/Tefik Selimi/.

You Might Also Like