OPINION

GJYNAH ME KET PUBLIK FANTASTIK KU GJINDET KF-DRITA

Shkruan: Nexhmedin Bunjaku, ish-futbollist –

Keshtu me shkruan nje mik i imi nga Mitrovica,Skender Selmani,pas ndeshjes kunder Trepqa’89.

Me te vertete eshte gjynah per gjithe ate armate te Intelektualve, dhe gjithe opinionin futbolledashes Gilanas,por edhe turp per disa futbollist qe nuk i a din vleren e asaj fanele me llogo te klubit.
Te gjithe e dijm dhe e kuptojme qe edhe humbja eshte pjese e lojes,por edhe humbja dallon prej humbjes.
Ne nje ndeshje ku verehet angazhimi maksimal,deshira per fitore,fanatizmi,disciplina,motivimi,fryma e nje ekipi homogjen etj.edhe kur humbet ndeshja,disi eshte kafshate me e lehte te kaperdihet,por kur shef futbollistet duke bere korzo ne fushe,pa kurefare motivi per loj,jo serioz,nonshallant,pa fije deshire dhe fanatizmi per fitore,dhe e humbe ndeshjen,kjo as nuk kaperdihet leht por as nuk falet.
Po harrojne nje pjese dermuese e futbollistve te Kf-Drita,se nuk eshte leht te bartesh fanelen e ketije klubi,ajo fanele ka peshen e shume gjeneratave qe me krenari mbrojten ngjyrat e ketij klubi, ka vleren e nje klubi me tradite,dhe kan pergjegjesine ndaj tifozerise me te flaket ne futbollin mbareshqipetar Intelektualet.
Duke filluar qe nga strukturat udheheqese te klubit,shtabi teknik,futbollistet e gjer tek ekonomati,kane pergjegjesi te madhe para opinionit futbolledashes Gilanas dhe gjithe atyre qe Kf-Drita e duan me zemer.
Tani kur vet pozita jo e mire ne tabel,kerkon me shum angazhim,me shume deshire per fitore,me shume fanatizem,kur i kane te gjitha kushtet e duhura, tek shumica e futbollistve keto nuk verehen.
Deri ne ket moment kur po bej ket shkrim,ne faqen time me kane ardhr 217 reagime nga me te ndryshmet,e me se shumti pyetja se;Qka po ndodh me klubin ton te zemres,por kete pyetje po e bej edhe une vet,qka po ndodhe me futbollistet e Kf-Drita ??!!!.
Kjo situate eshte e pa tolerueshme,per kete situate dhe per keto sjellje dikush duhet te japi pergjegjesi para tifozerise Intelektualet qe ne asnje moment nuk i a kthyen shpinden klubit,por edhe me shume po e perkrahin tani kur me se shumti ka nevoje,te japin pergjegjesi edhe para opinionit futbolledashes Gilanas.
Te gjithe ata futbollist qe e shohin dhe mendojne vehten brenda ketij shkrimi por edhe te reagimeve te shumta,le ta vejn gishtin ne koke dhe le te mendojne mire,le te shikojn llogon dhe le te ndiejn at fanel qe ta kuptojne te gjithe ata qe i takojne klubit,se me klub nuk mundet dhe nuk guxon te luaj askush.
Per deri sa egzistojne gjasat qofshin edhe ato teorike,luften nuk guxoni ta ndalni,nuk guxoni te pajtoheni me kete situate dhe keto mos suksese.
Ndeshjet ne vijim,shpresoj te jen deshmi se te keqijat e tashme,do i takojn se kaluares.

 

 

 

 

 

 

 

You Might Also Like