Viti

Zhgënjimi i një mërgimtari pozharanas

Sot në Pozharan të Vitisë është shënuar 18 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit pjesëtarit të aradheve të UCK-së të cilat në betejën e njohur të Koshares para 18 viteve për herë të parë thyen kufirin e “hekurt” shqiptaro-shqiptare nga hordhitë kriminele serbe . Njëri ndër ata të cilët pikërisht më 19 prill 1999 ra heroikisht në mbrojtje të kufirit shqiptar ishte dëshmori Mejdi Korrani,  i cili është edhe dëshmori i vetëm nga Pozharani.

Lidhur me përkujtimin dhe nderimin e këtij dëshmori ishte i gëzuar pa masë edhe një mërgimtar Ramadan R. Zuka, i cili po merrte pjese pas një kohë të gjatë në ngjarjen e përkujtimit të dëshmorit. Por me gjithë gëzimin dhe krenarin që kishte që të nderoj veprën heroike të dëshmorit Mejdi Korrani bashkëbiseduesi i ynë u shpreh së ishte i zhgënjyer dhe i pakënaqur me mënyrën organizimit të kësaj ngjarjeje ngaa organizatorët.

”Jam shumë i zhgënjyer për organizimin jot ë mirë shprehet Ramadani sepse gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve të kombit në Viti shumë pak qytetarë pozharanas merrnin pjesë në homazhe te varri i dëshmorit .Kjo është e pafalshme thotë ai duke shtuar se kjo ngjarje dhe kjo ditë duhet të bëhet shumë më shumë masovike sepse nderimi dhe homazhet për dëshmorin që bëhet një herë në vit duhet të jetë më masovike sepse falë veprës së tij dhe të të gjithë dëshmorëve ne po e gëzojmë këtë liri që e kemi.

Ramadani shprehet se në homazhe pos strukturave aktule komunale me në krye kryetarin Sokol Haliti dhe anëtarëve të qeverisë komunale nuk kishte edhe qytetarë të tjerë veçmas pozharanas të cilët duhet të jenë ata të parët që do ta nderonin dhe përkujtonin veprën sublime të dëshmorit Mejdi Korrani. Sipas tij fajtor për këtë lëshim i cili nuk duhet të ndodhë është Këshilli i fshatit Pozharan dhe ata të cilët duhet të kishin organizuar këtë aktivitet përkujtimor duke shtuar se shpreson se në të ardhmen nuk do të ndodhin këso lëshimesh .

Sepse përkujtimi për këtë dëshmor por edhe të tjerët nuk duhet të venitet por e kundërta ngjarjet e tilla duhet të jenë gjithnjë e më masovike sepse ata dhanë jetën për këtë popull dhe për këtë liri që po e gëzojmë ne tash” është shprehur mërgimtari Ramadan R. Zuka, i cili me vite të tëra jeton dhe punë në Gjermani.

Aziz Zuka

 

You Might Also Like