Futboll

Nuk mjaftoi loja e mirë e Gjilanit

Në ballafaqim me kampionin e Kosovës, Ballkanin nga Suhareka, SC Gjilani ka bërë një lojë shumë të mirë, por sikur kjo nuk ka mjaftuar, ngase në fund vendasit nga Suhareka kanë shënuar fitore të ngushtë me rezultat 2:1.

Në nismë të ndeshjes u duk se Ballkani lehtë do të shënojë fitore, pasi që vendasit kanë ardhur shumë herët në epërsi, që në minutën 17 nëpërmjet Berishës.

Gjilani që më shumë u mbrojt, në pjesëlojën e dytë hapi lojën dhe pati shumë raste për të shënuar dhe e arriti një gjë të tillë në minutën 59, kur Oltion Bilalli gjuajti drejt portës, topi u devijua dhe u fut në këndin e poshtëm të djathtë të Koliqit për 1:1.

Ballkani u hodh tërësisht në sulm, e kjo për pak sa nuk iu kushtoi, kur në një kundërsulm të shpejt Kqiku u gjet i vetmuar, por gjuajtja e tij u devijua nga Koliqi, sa për të shkuar jashtë portës. Gjilani që pati edhe raste të tjera nuk ia doli të realizojë e më pas nga një sulm i Ballkanit pësoi kur Manaj shënoi nga afërsi për rezultatin 2:1.

Pauza dyjavore që do të pësojë, do të jetë shumë e mirëseardhur për Gjilanin, që është duke e krijuar ekipin, e që deri më tashti nuk e ka shënuar asnjë fitore./kryelajmi.com/.

You Might Also Like