ARSIMI

“TechGirls” në gjimnazet e Gjilanit dhe Prishtinës

Nga Era Januzi (Gjimnazi Xhavit Ahmeti-Gjilan) dhe Arbenita Sverka (Gjimnazi i Specializuar Matematikor- Prishtinë)

Në një seri prezantimesh frymëzuese të mbajtura në Gjimnazin e Shkencave të Natyrës “Xhavit Ahmeti” në Gjilan dhe në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, ne, Era Januzi dhe Arbenita Sverka, patëm privilegjin të ndajmë udhëtimet tona dhe ndikimin e thellë që programi “TechGirls” ka pasur tek ne.

Ne u thelluam në gjenezën e përfshirjes sonë me programin “TechGirls”, duke shprehur mirënjohjen tonë për një iniciativë që jo vetëm mëson aftësitë në teknologji, por gjithashtu kultivon një komunitet vajzash të pasionuara në STEM.  “TechGirls” nuk ishte thjesht një program edukativ për ne;  ishte një mundësi që t’a njohim veten dhe t’i zhvillojmë aftësitë tona.

“Here?”  – Sistem automatik për numërimin e nxënësve në klasa shkollore

“Here?” – Projekt i punuar nga Era Januzi, Ines Bouhamid dhe Alice Theodorie. Projekti i drejtohet zgjidhjes së kohës së humbur gjatë marrjes së regjistrit të pjesëmarrjes në orë mësimore. Ideja pas kësaj ka qenë se si cdo minutë që mund të shtojmë në mësim ja vlen. Gjatë prezantimit është ndarë se si pajisja është ndërtuar dhe programuar, kostot e lira për këtë pajisje dhe poashtu problemet me përmisimet në të ardhmen.

“TecHERoes” – Projekt i punuar nga Arbenita Sverka, Zeynep Sena Sentürk, Loubna Bezzaoui dhe Amanda Zumbado.

Projekti ka synuar të zgjidh problemin e infektimit të personelit shëndetësor me viruse për shkak të kontaktit të afërt me pacient dhe mosmundësinë për kujdes shëndetësor për të moshuarit që kanë nevojë për përkujdesje. Ideja ka përfshirë krijimin e modelit fillestar të një roboti i cili i merr të dhënat shëndetësore të pacientit dhe i dërgon tek personeli shëndetësor për ekzaminim.

Ne u treguam vajzave se si projekti “TechGirls” synon fuqizimin e vajzave në industrinë e teknologjisë, duke u fokusuar në mentorimin, bashkëpunimin dhe nxitjen e aftësive drejtuese të tyre.

Theksuam rëndësinë e komunitetit dhe mentorimit që gjetëm në kuadër të programit “TechGirls”.  Lidhjet e formuara dhe mësimet e nxjerra nga mentorët dhe kolegët kontribuuan ndjeshëm në rritjen akademike dhe personale tonë.

Gjatë prezantimit inkurajuam vajzat që të aplikojnë në këtë program mjaft fitimprurës.

You Might Also Like