OPINION

SHTËPI MUZE, SHTËPIA E HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ, ËSHTË PROPOZUAR NË VITIN 2012

Pjesë nga fjlimi im i mbajtur në 100 Vjetorin e Shtetit Shqiptar me rastin e vendosjes së Pllakës së UÇK-së në shenjë nderimi për Selinë e Parë të Komandës së Shtabit të Zonë Operative të Karadakut, e cila ishte vendosur në shtëpinë historike të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, mbajtur më 26 Nëntor 2012 në Gjilan! Më poshtë është një pjesë e tekstit me arsyetim të propozimit tim 12 vjet më parë, për shpalljen Muze dhe Villë Shteti të Shtëpisë së Heroit të Kombit Rexhep Malaj! “…Kjo shtëpi që ka përjetuar tmerret e dhunës shtetërore të pushtuesve serb dhe aparatit shtetëror shtypës të tradhëtarëve shqiptar, e që kurrë nuk është lënë pa zot nga pjestarët e saj, meriton të radhitet përkrah kullës me nam të Komandantit Legjendar të UÇK-se Adem Jashari,sepse edhe kjo është simbol i qëndresës ilegale në Kosovë e vise, para fillimit të luftës së armatosur çlirimtare! Këtu në këtë shtëpi kemi ardhur çdo here, për të dëshmuar edhe para pushtuesve e tradhëtarëve se kjo është shtëpia e popullit shqiptar, është shtëpia veprimtarëve liridashës është e ushtarëve çlirimtarë! Është fakt historik se pas kalimit në ilegalitet luftarak të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, vetëm kjo shtëpi e vetmja në Kosovë, ka jetuar rrethimin me të gjatë policor, duke shpresuar se mos po arrijnë ta zënë të gjallë Heroin, kur vinte në vizitë te familja, këtu në shtëpinë e Tij. Këtu në këtë shtëpi gjithmonë është jetuar në gjendje shtetërrethmi, në pritje të arrestimeve që kishin për qëllim futjen e frigës dhe tmerrit! UDB-a me njësitë e saj speciale, e mbanin 24 orë nën vëzhgim, është jetuar jeta në këtë shtëpi me shumë vështirësi, që sado të flasim e të shkruajmë, nuk do të arrijmë t’i shpjegojmë dot, është jetuar në gojë të ujkut! Skutat e lagjës dhe vendet e fshehura këtu për rreth,po të kishin gojë, do të na tmerronin se sa shumë udbash serb e tradhëtar shqiptar, e kanë mbajtur nën mbikqyrje shtëpinë e Lirisë, vendin ku ka jetuar dhe është rritur gjerdani i artë në ballin dhe gjoksin e Atdheut, Heroi i Kombit Rexhep Malaj! Unë me këtë rast sot propozoj dhe kërkoj nga sheti ynë i Kosovës dhe drejtuesit e Tij të të gjitha instancave, që kjo këtu në Gjilan, shtëpia e Heroit të Kombit Rexhep Malaj me kaq shumë vlera kombëtare të shpallet muze dhe villë shteti, dhe familjes t’i kompensohet, kurse shtëpia tjetër atje në Prishtinë në Kodrën e Trimave, që është pronë e një qytetari, ku janë vrarë duke luftuar, si luaj Heronjtë e Kombit Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, me vendim shteti, t’i blehet këtij qytetari, dhe të ndërtohet monumenti madhështor në nderim të pararëndësve, Heronjëve të Kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Adem Jashari e Fehmi Lladrovci e shumë të tjerëve që nuk u dorëzuan të gjallë, por vdiqën me heroizëm biblik duke luftuar me armë në duar, përballë forcave të mëdha policore dhe ushtrisë pushtuese serbe! Këto ishin disa nga të dhëna të pakta,për vlerën e madhe që ka kjo shtëpi qerdhe lirie, të cilat na dhanë të drejtën absolute që të propozonim që këtu në nderim të Heroit të Kombit Rexhep Malaj, të jetës dhe veprës së tij heroike, të vendosej Komanda e Shtabit të ZOK-ut të UÇK-se…”! Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Rexhep Malaj! Ismet Sylejmani Gjilan, 26 Nëntor 2012…! Është knaqësi për mua, që ndonëse me 12 vjet vonesë, megjithatë u bë realitet marrja në mbrojtje të shtetit, të Kalase heroike të Heroit të Kombit Rexhep Malaj! Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Rexhep Malaj! Nderim dhe qendresë shekullore Shtëpisë historike dhe heroike të Heroit të Kombit Rexhep Malaj!

Ismet Sylejmani, Prishtinë, 11 Janar 2024

You Might Also Like