Enver D. HALILI
MOS E FAJSO KURRË VETËN, QË TË TJERËT NUK ISHIN NË GJENDJE PËR TË KUPTUAR …
(Dedikim yllit të futbollistit gjilanas, rrufesë së krahut të djathtë dhe golashënuesit që shënonte gola si në shaka z.Shemsedin ABAZIT -SHEMA )
Më kanë thënë së njerëzit disa tregime nuk i lexojnë, se nuk i kuptojnë e nuk i mbajnë mend. Pikërisht ky shkrim e ka po atë qëllim, për t’u rikujtuar njeriun, futbollistin e kohës që mahniste qytetin e Gjilanit e tërë Kosovën, me lojën , shpejtësinë e golat e tij!
Shema, rrufeja e kohës, idoli i Anamoravës,
I Lindur më 3 gusht 1952 në qytetin e Gjilanit.
Është i martuar me Qefsere Abazin, janë prindër të dy djemve Besfortit dhe të Fitorit.
Shema si e quanin bashkëlojtarēt, miqtë e gjithë Kosova ishte një futbollistë cilësor dhe ikonë e vërtetë e qytetit Anamoravës e Kosovës.
Karrierën futbollistike Shema e ka filluar në vitet 1968-69 si junior i KF” Cervena ZVEZDA” nga Gjilani, kurse në vitet 1970-1982, ishte futbollistë senior i klubit dhe një ndër futbollistët më të mirë sulmues të asaj kohë në Kosovë.
Aftësia për të njohur çastin, rastin për të shfrytëzuar momentin, është rruga kah suksesi, sikur Shema i ka shfrytëzuar këto mundësi!
Futbolli është lojë për të fituar, këtë kënaqësi Shema u sillte shpesh qytetarëve të vetë me golat e tij, duke i shënuar kur duhej, pra ky është suksesi më i madh në jetë kur i mundëson një qyteti të tërë lumturi e gëzim, mase shqipe keni harruar, e s’duhet harruar!
Atëbotë të gjithë ishin krenarë me këtë ikonë qyteti e klubi, tani pas lufte Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri në vitin 2019, e shpërbleu me çmimin “Qytetar Nderi i Qytetit të Gjilanit” ku u nderua me plaketë në Ditën e Pavarësimit më 17 shkurt!
Vitet 1982-83 transferohet tek rivali i qytetit KF “ Drita” prap kthehet tek KF ” C. Zvezda” dhe përfundon karrierën duke mbrojtur ngjyrat e KF “ Drita “ në vitet 1983-86
Shema ishte një futbollist i Reprezentacionit të Kosovës, golashënuesi më i mirē i Ligën së Parë të Kosovës në sezonin 1978/79 në ish-shtetin YU.
Shema përgjatë viteve 1968 deri 1986 shënoi më shumë së 300 gola.
Gjatë viteve të 80-ta Shema ishte golashënuesi më i mirë në Kosovë dhe futbollistë standard e lider i vërtetë në Klubin e C. Zvezdës”
Shema me klubin e vetë është paraqitur edhe në Ligën e Dytë Federative të shtetit YU
- Shemsedin Abazi, e di se më së liri në jetë është kur të gjitha i paguan vetë, se të kushton shtrenjtë!
Sepse ti je i vetëdijshëm se forca personale nuk vjen nga trupi, po nga vullneti, që e posedoje kur të tjerëve ju mungonte !
Si sot më kujtohet, sepse unë shpesh dali nga tema për të cilën filloj të shkruaj, por s’ka dert është motivim shtesë i imi dhe shkrim i lirë .
Isha i ri, vetëm 12 vjet, ishim në një garë futbolli të vogël, në fushën ku je rritur ti mik, pas porte ishte një fushë e futbollit të vogël, e asfaltuar, ku garonin shkollat fillore regjionale dhe pas ndeshjes disa vagabondë kohe të qytetit më morën fanellën (dresin) nuk ma jepnin, erdhe Ti , ua more e ma ktheve, ata ikën, por këtë veprim tëndin human se harroj kurrë o miku im i madh Shemsedin Abazi , aty më tregove e dëshmove se sa je i madh, si njeri e si futbollistë, unë e dija kush ishe, po ti nuk e dije për mua (natyrisht se nuk e dije), po tani e di!
Por jeta qenka bumerang, tani po ta kthejë atë të mirë mik, me një shkrim modest por me zemër, sepse unë më së paku jam gazetar!
Miku i im z.Shema thotë se “ Po më mungojnë njerëzit çfarë ishin dikur, gëzoheshim, vallëzonim e bënim ahengje së bashku, ajo ishte jetë, sot sikur çdo gjë është mbyllur në guaskë or mik, se njeh askush askënd !
Talenti është dhuratë nga Zoti, e atë çka e arrijmë me punë, është dhuratë për Zotin, ky ishte Shema Abazi, rrufeja e Gjilanit!
Shema ishte futbollist me mjaftë teknikë, futbollist i shpejtë me top, e pa top dhe golashënues i pandalshëm para portave kundërshtare.
Atëbotë luante në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, apo alo e djathtë, me numrin 7-të në shpinë!
Ndoshta po ju kujtohet tani, por nuk mjafton për njerëzit legjenda t’i kujtojmë vetëm kur dikush na i rikujton.
Paq shëndet e jetë të gjatë o mik, Legjendë e Futbollit.