Sportet me dorë

KB Drita humb edhe nga Kerasan Prishtina

Në një ndeshje ku ekipi prishtinas kishte dalë më i mirë në tri çerekët e parë dhe me një luftë të madhe të gjilanasve në të fundit, Kerasani fitoi Dritën si mysafir mbrëmë në “Bashkim Selishta” 87-91.

Mundi i Dritës në çerek të fundit (27-21) nuk mjaftoi për të shkrirë tërë epërsinë e Kerasanit të arritur në tre të parët (21-27, 16-18, 23-25) dhe kështu ekipi i trajnerit A. Bislimi u mposht.

Kerasani i drejtuar nga D. Hashani mbrëmë ka pasur tre lojtarë që kanë bërë dallimin kryesor të ndeshje, ndërsa Lum Zeqiri luajti me 31 pikë, Ysmail Voca me 25 e Dion Sheqiri me 15 të tjera në fitore. Te Drita, nga 23 pikë shënuan Laurant Ibrahimi dhe Diellor Makusti, por në fund ato u treguan të pamjaftueshme për fitore.

Me këtë fitore, Kerasani bën bilancin 6-15 dhe është i gjashti në renditje aktualisht, ndërsa Drita e shtata ka bilanc 6-14.

You Might Also Like