Komunikacion

Identifikohen dy vozitësi të cilët ishin duke bërë gara me veturat e tyre në Komunën e Kamenicës

Gjilan, 16 prill 2024
Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar  dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Kamenicë – Crep ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.
Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë  shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë  (10) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

You Might Also Like