ARSIMI

Demiri: Është marrë vendim që ekskursioni të anulohet për këtë vit shkollor

Nxënësit e shkollave tê Gjilanit kanë kërkuar të realizojnë vizita jashtë vendit, edhe përkundër vendimit të kryetarit të komunës Alban Hyseni të 2 shkurtit të këtij vitit për ndalimin e tyre.
Pas shpalljes se njoftimeve nga shkollat dhe pranimit të ofertave, prindërit, nxënêsit dhe udhëheqësit e shkollave kanë vendosur të anulojnë shetitjet për shkak të çmimeve të larta.
Drejtoresha e Arsimit të Komunës së Gjilanit Albana Demiri, tha se siç dihet para
disa muajve, kryetari Alban Hyseni, ka marrë vendim për anulim të ekskursionit për maturantët jashtë vendit.
Ajo tregoi se ky vendim është bërê për shumë arsye, si çmimet e papërballueshme për prindërit, dukuritë negative të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe problematika të ngjashme, të cilat për një kryetar komune të përgjegjshëm do të duhej të ishin përgjegjësi e barrë mbi supet e tij sikur tani.
Albana Demiri, më tej shtoi se pas disa takimeve me këshillin e nxënësve, e këshillat e prindërve, nxënësit kanë qenë të lirë të zgjedhin, pra të propozojnë vendin të cilin dëshirojnë ta vizitojnë.
Drejtoresha e Arsimit, thekson se secili insititucion i arsimit të mesëm, ka shpallë ofertë me agjendën të cilën e kanë propozuar vet shkolla. Pas mbylljes së afatit duke respektuar udhëzimin administrativ në fuqi, në Drejtorinë e Arsimit janë hapur ofertat e tenderuesve sipas udhezimit. Më pas drejtorët e shkollave kanë njoftuar nxënësit e shkollave për çmimet e ofruara nga ana e kompanive, ku një pjesë e madhe e tyre janë deklaruar se nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në ekskursion, si pasojë e çmimeve.
Sipas saj këto shqetësime janë ngritur në Drejtorinë e Arsimit nga drejtorët e shkollave, me ç’rast unanimisht është marrë vendimi që ekskursioni të anulohet për këtë vit shkollor.
“Drejtoria e Arsimit, as nuk tenderon për ekskursion, e as nuk oferton për kompanitë”, tha drejtorssha e Arsimit Albana Demiri.

You Might Also Like