Lojtarët e SC Gjilanit janë radhitur menjëherë pas FC Prishtinës, duke u shpallë nënkampionë të Kosovës në Bon Voyage Superliga U21.
Kuq e bardhët, që patën paraqitje shumë të mirë sivjet, janë ndarë të kënaqur me suksesin e arritur, andaj në faqen e tyre në facebook kanë shkruar:
Jemi nënkampion të sezonit 2023/24 në Bon Voyage Superligën U21
Paraqitje fantastike gjatë tërë edicioni, paraqitje fantastike edhe në garat e Play Offit .
Një punë e jashtëzakonshme e gjithë futbollistëve me trajnerin e tyre Genc Sermaxhaj, të cilët meritojnë heqje kapele.
Vazhdojmë edhe më të fuqishëm.