Ekipi është grumbulluar për herë të parë, duke startuar kështu me fazën përgatitore për edicionin 2024/25.
Gjithë futbollistët kanë qenë në dispozicionin e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili së bashku me stafin e tij kanë mbajtur takimin e rregullt të punës për të vijuar më pas me seancën e rregullt stërvitore.
Në stërvitjen e parë është punuar lehtë, derisa futbollistët kanë shijuar prekjen e parë të topit. Lojtarët dukeshin në disponim, derisa kanë një malore për t’u ngjitur në këtë fazë përgatitore.
Kalimi i testeve mjekësore dhe pastaj atyre fizike është në proces për lojtarët të cilët do të jenë në dispozicion të kryetrajnerit Nuhiu.
Skuadra do e vazhdojë fazën në Kosovë, derisa planifikohen edhe dy duele kontrolluese, më 3 dhe 9 Korrik para udhëtimit jashtë vendit, me ç’rast për dy javë radhazi do të punohet edhe më shumë.
Pas rikthimit në shtëpi gjithashtu synohet të ketë një tjetër ndeshje kontrolluese.