Gjilan

PDK: Inatet politike po e fundosin Gjilanin, kryetari i komunës po bënë lojën e viktimizimit politik

Bojkoti i punës së Kuvendit Komunal po ndodhë herë nga VV, e herë nga LDK. Kryetari i VV-së dhe i komunës është totalisht i papërgjegjshëm, për 4-5 seanca të Kuvendit Komunal ai fare nuk shkon për të marr pjesë për teke dhe inate politike, e kur shkon kryetari në seancë, pastaj asambleistët e LDK-së e lëshojnë seancën për të treguar fuqinë e tyre dhe për të dështuar vendimarrja në KK. Këto veprime, janë pjesë e një lojë të ulët që po e dëmton rëndë normalitetin e punës në të gjitha institucionet komunale.

Këtë degradim të skajshëm institucional, Gjilani nuk e ka përjetuar as në vitin 2006/07, atëherë kur ishte bllokuar tërësisht jeta institucionale në komunë.

Aktualisht, sot inatet dhe urrejtjet politike janë në kulmin e saj, e që po nxiten nga një kryetar komune i cili e ka humbur torruan bashkë me qeverisjen e tij komunale.

Alban Hyseni për këto tri vite ka treguar dhe dëshmuar se me askend të vetëm në krejtë Gjilanin nuk mund të gjejë gjuhën normale të komunikimit, nuk është treguar asnjëhere bashkëpunues si kryetar komune që i takon, ai nuk është i njohur për aftësi të punës ekipore.

Andaj, arroganca dhe mendjemadhësia e tij politike e ka ngulfatur çdo segment të qeverisjes komunale, ka bllokuar buxhet të komunës dhe qeverisë me dhjetëra miliona euro për projekte kapitale që janë planifikuar të investohen në Gjilan.

Dështime fatale në qeverisjen e tij, nuk mund ti ri-kuperojë më, andaj kryetari i Gjilanit duke e parë që është vetëfundosë, ka zgjedhur rrugën e viktimizimit politik, duke fajësuar të gjithë për gjithçka.

Në vitin e parë të qeverisjen së tij me Gjilanin, ai fajësonte partinë e tij VV-në për pengim në vendimarrje si kryetar komune, në vitin e dytë fajësonte PDK si partnere të koalicionit, në vitin e tretë po fajëson LDK-në për mosfunksionimin e Kuvendit Komunal. Vitin e katërt të qeverisjes ka mundësi që fajtor për dështimet e tij të jetë qeveria e Kosovës (edhe ashtu për disa projekte kapitale qysh nga fillimi ka drejtuar gishtin nga qeveria) dhe në fund të mandatit, pra në zgjedhjet e ardhshme komunale, sigurisht që ai do të fajësoj qytetarët e Gjilanit që nuk i besuan dhe nuk ia dhanë votën edhe për një mandat tjetër.

Alban viktima, në vitin e parë të mandatit për 7 muaj e bllokoi punën në Kuvendin Komunal për teke të tij dhe për inati të një asambleiste (që është më grupin e VV) e cila e kishte kushtëzuar me një kërkesë, e ai ia refuzonte derisa u detyrua në fund t’ia realizojë punësimin, në mënyrë që të zhbllokohet puna e KK.

Ndërsa sot, për inate që e ka humbë shumicën në Kuvendin Komunal ka zgjedhur qasjen e viktimizimit politik dhe jo rrugën e komunikimit normal dhe bashkëpunimit me forcat tjera politike që përfaqësojnë besim qytetarë poshtu.

Ne si PDK, i bëjmë thirrje publike kryetarit të Gjilanit, që të kthjellet dhe të punojë për interesin e qytetarëve të komunës, së paku ta mirëmbajë në funksion atë që ka trashëguar nga qeverisjet e kaluara. Çdo investim i kaluar kërkon punë dhe shpenzim për mirëmbajtjen funksionale, së paku këtë mundohu ta bësh, se për më shumë najsen, po shihet puna jote.

You Might Also Like