Futboll

Auda – Drita do të zhvillohet në Skonto Stadium, në qytetin Riga

Klubi Futbollistik Auda nga Letonia, do jetë kundërshtari i skuadrës së Dritës në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Drita do të marr rrugën për në Letoni shumë shpejtë, pasi që kanë mbetur vetëm tetë ditë larg ndeshjes së parë, e cila zhvillohet me 8 gusht 2024, shkruan Gazeta OLLE.

Auda zhvillon ndeshje në Mežaparks Sports Village, kapacitet vetëm prej 1500 ulseve, por ndeshja nuk do zhvillohet këtu, pasi që nuk i përmbush kriteret për ndeshje evropiane.

Ndeshja në mes të Audas dhe Dritës zhvillohet në Skonto Stadium, në qytetin Riga, i cili është shtëpija e letonezëve për ndeshje ndërkombëtare.

Për dallim nga Drita dhe kampionati në Kosovë, Auda tashmë është në mesin e sezonit 2024/25 në Virsliga, ku aktualisht gjinden në vendin e pestë me 31 pikë.

Gjatë historikut të tyre, numërojnë vetëm dy trofe të fituar, në vitin 2021 fituan për herë të parë titullin kampion, ndërsa në vitin 2022 Kupën e Shtetit.

Momentalisht kundërshtarët e Dritës janë në formë fantastike, duke fituar pesë takime rradhazi në të gjitha garat.

Vlera e letonezëve është më e madhe se ajo e bardhekaltërve, por mjaftë afër, ku Auda vlerësohet me 5.21 milionë euro, krahas Dritës me 5.13 milionë.

Kjo ndeshje vlenë për fazën e ‘Play Offs’, ku fituesi i këtij dueli do jetë shumë afër grupeve të Ligës së Konferencës.

You Might Also Like