OPINION

Transparenca si pretekst për bojkotimin e Kuvendit Komunal

Shkruan: Arbër Musliu, këshilltar komunal nga radhët e VV-së
U thirrën në transparencë si arsye për bojkotimin e Kuvendit Komunal që nga viti i parë i qeverisjes. Tani, do të gjejnë një arsye tjetër për seancat e ardhshme.
Transparenca nuk ka qenë kurrë arsyeja e tyre për bojkotim, bllokim apo mosfunksionalizim. Qëllimi i tyre ka qenë mosvotimi i rregulloreve, projekteve, bartjeve buxhetore, votimi i buxhetit, si tërësi puna dhe pengimi i legjislativit.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të gjitha mediat lokale, të cilat iu përgjigjën thirrjes publike.
Në bazë të kësaj nisme, seancat e Kuvendit Komunal dhe shpalljet e tjera publike do të transmetohen në të gjitha mediat lokale, duke rritur kështu transparencën dhe korrektësinë në informim.

You Might Also Like