Futboll

Drita – Auda shkon në kohën shtesë

 

 

 

Drita e Gjilanit dhe Auda nga Letonia u përballen në ndeshjen e kthimit në kuadër të xhiros së tretë të Europa Conference League, e cila është luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e ku ekipi letonez kishte epërsinë prej 1:0 nga ndeshja e parë.

Mysafirët që në minutën e tretë mbetën pa lojtarin e tyre Hrvoj, i cili pati një përplasje me Ovoukan dhe u desh që të lëshojë lojën.

Drita rastin më të mirë e pati pas gjysmë ore lojë, kur Ovouka shpërtheu nga e majta dhe në vend që të harkojë në brendi gjuajti në portë, por që portieri mysafirë gjuajtjen e tij e priti me grushte.

Krejt në fund të pjesës së parë, Drita ka mundur të shënojë, por në dy raste sulmuesit e Dritës Tusha dhe Dabiqaj gjuajtën Zviedris. Pjesa e parë u mbyll pa gola 0:0.

Në pjesëlojën e dytë në minutën 59 pas një harkimi nga këndi dhe daljes së portierit Maloku, mysafirët huqën në portën e zbraztë nga afërsia. Në minutën 68, pas një harkimi të Blerim Krasniqit nga e majta, Besnik Krasniqi  me kokë për pak gjuajti jashtë porte. Pas dy minutave i njëjti tentoi me gjuajtje nga largësia, por topi shkoi mbi portë.

Në minutën 73, Ovuoka e vodhi një top nga Traore e ky nga prapa e rrëzoi dhe gjyqtari dha penalti. Nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi, i cili gjuajti në anën e djathë dhe topi ishte shumë i fortë, të cilin nuk mundi t’a ndalë portieri mysafir që e hetoi anën, por nuk mundi t’a ndalë topin dhe Drita udhëhoqi 1:0.

Ndonëse u luajtën nëntë minuta shtesë, shënime nuk pati, andaj kjo ndeshje u desh që të shkojë në shtesë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like