Viti

Faruk Nura takim me banorët e fshatrave Ballancë e Zhiti të Vitisë, merr mbështetjen e plotë të tyre për deputet

Në vazhdën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet paralamentare te parakohëshme, Kandidati për Deputet në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, nga dega e LDK-së në Viti, Faruk Nura, në mbështetje të Kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, njëherësh kryetari i degës së LDK-së në Viti, takime me elektoratin e LDk-së ka mbajtur në Smirë, Pozharan, Ballancë, Zhiti, Ramjan, Radivojc, Kabash, Remnik dhe Gjylekar e budrikew e Eperme .

Takime këto me të cilët ka bashkëbiseduar me ta për shumë tema por edhe diskutoi për programin e ardhshëm qeverisës të kualicionit LDK, AKR, ALTERNATIVA. Kandidati për deputet Faruk Nura, duke iu referuar të drejtës kushtetuese, votës së lirë, ka kërkuar mbështetjen e votuesve duke e kërkuar votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Gjatë bashkëbisedimit, kandidati për deputet, Nura, përveçë që ka kërkuar qytetarëve ta votojnë LDK-në dhe atë si kandidate për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka premtuar se do të ndikojë që qyetarët e Vitisë por edhe të rajonit të Anamoravës, të kenë një përfaqësimë sa më dinjitozë në legjislaturën e ardhshme. Ai u premtoi atyre se nëse merr besimin e tyre, do të punojë pandalshëm në realizimin e kërkesave të tyre. Në fund të takimit, ai ka marr mbështetjen e plotë të qytetarëve për deputet.

Nërkohë, Kryetari Haliti, tha se dega e këtij subjekti politik, ka nderin të përkrah një kandidat si Farku Nura për deputet, pasi me marrjen e mandatit të deputetit zëri i qytetarëve të Vitisë, do të dëgjohet në gjithë Kosovën.

“Vitia meriton një përfaqësim të duhur në Kuvend, ju qytetarë duhe të votoni, kandidatin tonë Faruk Nura, pasi ai ka qenë aktiv në shumë periudha të rëndësishme të Kosovës dhe në shumë procese të vështira, prandaj ju ftojë të votoni atë dhe listën e kualicionit LDK, AKR -Alternativa, që të ndikojnë në prurjen e investimeve të reja për Vitinë, nga Qeveria e ardhshme e cila do të drejtojë vendin”, tha Haliti në mes tjerash.

Në këto takime ka qenë e pranishme edhe Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga subjekti politikë në fjalë, si dhe kryetari i degës së AKR-së për Viti, Besim Ymeri. Ministrja në detyrë, Hykmete Bajrami, ju tha qytetarëve të pranishëm se kualicionI LDK, AKR, Alternativa, ka një program të qartë qeverisës për mirëqenien e gjithë shoqërisë.

“Jemi këtu për të kërkuar votën tuaj, nga se nga ju varet e ardhmja e vendit se kë do të e përzgjedhni për votën tuaj. Do të garojmë me 11

qershor me një listë më të pastër që Kosova ka pasur ndonjëherë, dhe të pa kurruptuar. Ju bëj thirrje që ju me rrethin e juaj të votoni kandiatët që janë bërë bashkë për të mirën dhe zhvillimin e Kosovës, në interes të gjithë qytetarëve, pa marr parasysh përkatësin e tyre politike”, tha ajo derisa ka vlerësua qeverisjen e kryetarit Haliti, që si rezultat i kësaj ata ballëhapur po kërkojnë votën e qytetarëve vitias.

Ajo shtoi se 11 qershori është determinues per 4-vitet e ardhshme sa i përketë orientimit të Kosovës.

Në këtë takim, ka folur edhe Besim Ymeri nga AKR-ja, i cili tha se se tani në programin e AKR-së, për zhvillim ekonomik të Vitisë, parashihet realizimi i tre projekteve të mëdha që do të krijojnë rreth 1800 vende të reja të punës./Aziz Zuka

You Might Also Like