Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.