Gjilan

Hyseni: 250 fëmijë me asistencë sociale, po pajisen me çanta dhe materiale shkollore

Nxënësit me kushte jo të mira meteriale po furnizohen me çanta e materiale tjera për të vijuar mësimet.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për 250 fëmijë nga familjet me asistencë sociale, të cilët po pajisen me çanta dhe materiale shkollore.
Alban Hyseni, më tej ai tregon se këta nxënës janë nga klasa e parë deri në të pestën.
“I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor”, tha Hyseni.
I pari i komunës falënderoi organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, e cila ka kontribuar që të shohim kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve sot.

You Might Also Like