Sektori i shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënoi progres të prekshëm për pacientët.
Tani më edhe në ambulantat e fshatrave, po bëhen transformime rrënjësor dhe decentralizim të shërbimeve mjekësore.
Me laboratorë për analiza biokimike për AMF, po bëhen edhe ambulantat në Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se po bëhen laboratorë për analiza biokimike për AMF-të në fshatrat Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh.
Ai tregon se së bashku me drejtorin e organizatës Qatar Charity, kanë nënshkruar një memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra.
“Decentralizim i shërbimeve, ulje e kostos për qytetarët dhe rritje e cilësisë”, tha kryetari Hyseni.